Nëse ndodheni në një marrëdhënie të shëndetshme është provuar se mund të keni përfitime për të mbrojtur shëndetin tuaj të zemrës, duke pasur një jetë më të gjatë. Tashmë, një studim i ri raporton se njerëzit që janë të martuar duket se kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Kjo analizë u botua në revistën Heart, nga ku analizoi mbi 30 studime që përfshinin më shumë se dy milion njerëz. Studimet përfshinin informacion mbi statusin martesor të njerëzve dhe rrezikun e tyre në lidhje me problemet e zemrës. Rreth 80% e rrezikut të një personi nga sëmundjet kardiovaskulare është e lidhur me gjenetikën apo sëmundje të tjera shëndetësore, siç mund të jetë presioni i lartë i gjakut apo diabeti, shpjegojnë studiuesit.

Të dhënat tregojnë se njerëzit të cilët nuk ishin të martuar kishin një rrezik rreth 42% më të lartë të zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare dhe një rrezik 16% më të lartë të zhvillimit të sëmundjes së arteries koronare në krahasim me njerëzit e martuar. Njerëzit e pamartuar gjithashtu kishin një rrezik më të madh për të vdekur nga problemet e zemrës.

Për njerëzit që ishin më parë të martuar, rreziqet e sëmundjeve të zemrës ishin më të larta sesa për njerëzit që aktualisht janë të martuar. Njerëzit të cilët ishin të divorcuar kishin rreth 35% rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe njerëzit që kishin mbetur të ve kishin një rrezik 16% më të lartë sepse mund të përjetonin një goditje.

Por, pse njerëzit që janë të martuar duket se janë më të mbrojtur nga ndonjë rrezik i sëmundjeve të zemrës? Të qenit i martuar mund të nënkuptojë që një partner është i aftë të njohë ndryshimet në shëndetin e të tjerëve.

Nëse të dy nga partnerët e martuar punojnë, të ardhurat e dyfishta mund të nënkuptojnë gjithashtu se ata kanë kujdes më të mirë shëndetësor. Nga ana tjetër, është gjithashtu e mundur që stresi nga një divorc mund të nënvizojë rrezik më të lartë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, pasi stresi mendohet të përkeqësojë shëndetin e zemrës dhe të përkeqësojë problemet e tjera shëndetësore.