Marrëzi shqiptare!

Sigurisht qê Kryeministri i vendit nuk ka të drejtë morale që të kërkoj publikisht ndrimin e kreut të sindikatës. Është anëtarësia e sindikatës që kujdeset për atë punë. Por, të reagosh kundër një deklarate të gabuar me kërcënimin se do të ankohesh tek ambasadorët e huaj është perfiditet moral, juridik, burrëror e kombëtar siç nuk ka tjetër. Është turp!

Është e pakuptueshme dhe papranueshme. Po nëse ti je burrë me kërku e luftu për paga më të larta – duke organizu edhe greva mospune në kohë krize kombëtare e ndërkombëtare shëndetsore – atëherë bëhu burrë e lufto deklaratën e Kryeministrit vet e mos u anko tek ambasadorët e huaj.

Ju pëlqen!

Mësonu o mendjeligë se as nuk mundet e as nuk duhet gjithëmonë i huaji të na udhëheqë punët e shtëpisë sonë. Është marrēzi qē shkon në paturpësi. Kush u mësoj që të ankoheni gjithëmonë tek të huajt për problemet e brendshme të shtëpisë, u ka mësuar gabim.

Hiq historinë e vjetër, veç kjo më e reja është e mbushur me plot paturpësi të tilla. E filloi LDK duke u ankuar tek të huajt kundër krahut të luftës dhe PDK-së, pastaj PDK ankohej kundër politikës dhe protestave të Vetëvendisjes, pastaj PDK (Thaci) ankohej tek të huajt për ndërhyrjen e presidentit shqiptar Berishës në punët e Kosovës, pastaj prap PANI e PLANI ankoheshin tek Grenelli e Palmeri kundër Vetëvendosjes, e sa sa herë tjera në raportet ndërshqiptare.

Kjo është marrëzi e paturpësi që duhet të ndalet njëherë. Rrituni o njerëz, rrituni më. Mjaft e turpëruam veten, të parët e pasuesit tanë. Tashi i kemi mësu edhe minoritarët tanë. Numërohen me Gishta e për çdo paknaqësi ankohen e kërcënojnë me ambasador të jashtëm. Kemi treguar e po tregojmë papjekuri debile në sjelljet tona qytetare e shtetërore.

Hazir Gashi

Dhe që ta dëgjoni, mësoni e kuptoni mirë: Ka punëtor shëndetësorë në mesin tuaj që nuk e ka bota për sjellje, moral, dije dhe profesionalitet, por ka në mesin tuaj edhe punëtor qē janë turpi më i madh për shenjēn dhe nderin e mantelit të bardhë. Mos pyetni kush e mos kërkoni emra. Ua gjejmë përnjëherè! Dhe pagat e beneficione vinê sipas kushteve e mundësive reale e jo sipas dëshirave. Ëshë vjedhë dhe shkatërruar shumëgjë për 20 vite! Nuk ka shkop magjik.

Rrituni më!

Nga Hazir Gashi

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.