Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Kosovë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. “Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë.

Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin” shkruan Meta.

Sot, pas 4 muajsh nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, më në fund është arritur marrëveshja për krijimin e qeverisë së re mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.