Jonida Maliqi ka sjell ditë më parë videon e këngës pjesëmarrëse në Eurovision.

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh evropian me këngën “Ktheju tokës”. Por, një pjesë e videos së këngës del të jetë e ngjashme me një projekt tjetër muzikor dhe për këtë ka marr kritika.

Nëse do të vërejmë me kujdes materialin e prezantuar, ai ka një ngjashmëri të dukshme me këngën “Children of the Wild” të artistit Steve Angelo.

Ju pëlqen!

Nëse ekspertët vendosin se videoja nuk përmban identitet, por është kopjuar në një masë të madhe, Shqipëria rrezikon të përjashtohet nga Eurovision dhe të njolloset imazhi që është ngritur nga dhjetëra artistë shqiptarë.

Këngëtarja jonë pritet të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj në shtetin e izraelit.

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Pamjet e tmerrshme brenda spitaleve në Itali/ Vendi ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë, madje më shumë se Kina
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!