Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë dhe Metohi i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka vlerësuar si të drejtë vendimin e sotëm të qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës së tregtisë, duke thënë se ky vendim është dashur të merrej moti.

“Është bërë dëm i madh dhe i pa llogaritshëm për të gjithë, me këtë bllokim dy vjeçar nga ana e përfaqësuesve të papërgjegjshëm të institucioneve të përkohshme të vetë qeverisjes në Prishtinë”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij bashkëpunimi ekonomik është i domosdoshëm për normalizim të marrëdhënieve.

Ju pëlqen!

“I bëjmë thirrje ndërmarrësve nga të dy anët që të shfrytëzojnë mundësinë dhe të lidhen më shumë për të krijuar mundësi të reja për njerëzit e të gjitha kombeve. Forcimi i bashkëpunimit ekonomik në mes Beogradit dhe Prishtinës është i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve, dhe forcimi i mëtutjeshëm i ekonomisë së Serbisë do të forcon edhe vetë pozitën e shtetit”, ka thënë Gjuriq në një komunikate për media.

Ai ka shprehur bindje se, “Lista Serbe do të vazhdojë të japë kontribut me punën e saj në qeverinë e kësaj province për heqjen e presionit ndaj serbëve”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.