Mario Balotelli u ka dërguar një mesazh tifozëve të Lazio në humbjen 2-1 të Brescias.

Sulmuesi italian e shënoi golin e parë të takimit në Stadio Rigamonti, por dy golat e Ciro Immobiles e përmbysën rezultatin.

Gjatë pjesës së parë, ndeshja ishte ndërprerë disa herë, shkaku që tifozët e Lazios bënin fyerje raciste ndaj Ballotellit.

Jo të gjithë tifozët e skuadrës mysafire bënë të njëjtin veprim, por pjesa më e madhe e tyre po.

“Një humbje që dhemb, por ne do të kthehemi më të fortë në mënyrën e duhur”, ka shkruar SuperMario në Instagramin e tij.

“Tifozëve të Lazios që ishin në stadium, turp ju qoftë”, ka shkruar më tej ai.

https://www.instagram.com/p/B68RwYgqjxf/?igshid=1ihqlmv8q0666