Marinika Tepiq, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë “SSP”, ka akuzuar ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës, duke shtruar pyetjen nëse në këtë mënyrë ka keqpërdorur pozitën zyrtare, shkruan Beta.

“A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “çnjohjet” e Kosovës nga biznesmenë dhe tregtarë armësh, dhe nëse në emër të Sllobodan Teshiqit, Daçiq kishte marrë më shumë se gjysmë milioni euro para të thata? Dhe nëse në situata të caktuara kur janë marrë paratë, ka qenë dëshmitar shefi i kabinetit të Daçiqit, Nikolla Nedelkoviq”, ka deklaruar Tepiq gjatë një konference për media.

Ajo shtoi se i tërë operacioni për tërheqjen e njohjeve të Kosovës ka qenë e përcjellë me mbledhje të fondeve nga biznesmenë dhe tregtarë armësh, dhe që policia dhe prokuroria duhet hetuar pronën e Nikolla Nedelkoviqit, që është shef kabineti në ministrinë e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë dhe personave tjerë të lidhur me të.

Ju pëlqen!

Tepiq ka thënë se për këtë duhet të jetë i njoftuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe të përgjigjet në pyetjet e saj. Ajo shtoi se shpreson që Daçiqi do të mendohet mirë para se të tentojë të demantojë, kur edhe më herët ka provuar ta bëjë një gjë të tillë.

Kujtojmë se Daçiqi dhe Qeveria e Serbisë në vazhdimësi kanë lobuar kundër pranimit të Kosovës në Interpol, UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Çnjohjet që i ka prezantuar Qeveria serbe janë mohuar në vazhdimësi nga institucionet e Kosovës.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.