Marcelo ka folur edhe një herë për Juventusin, ndërsa e ka pranuar që Ronaldo i ka treguar për largimin para finales me Liverpoolin.

Marcelo ka qenë i lidhur me Juventusin prej se Cristiano Ronaldos ka kaluar në këtë klub.

“Juventus? Po flasim për një ekip të frikshëm. Më kujtohet në një ndeshje që luajta ndaj Nedved. Kam ndërruar edhe fanellën me të”.

“Unë jam ende një lojtar i Real Madridit dhe kam një kontratë”.

“Nuk e di ku kah kanë ardhur thashethemet. Do të thosha nëse do të kishte një marrëveshje ose negociata “.

Marcelo dhe Ronaldo kanë qenë shokë të ngushtë te Real Madridi, ndërsa për të i ka gënjyer edhe gazetarët.

“Ne ishim duke stërvitur për finalen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit dhe ai më tha: ‘Po largohem’”.

“Pra, po, ai më rrëfeu para ndeshjes dhe më është dashur t’ju gënjeja”, deklaroi Marcelo.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur