‘Ishte dora e Zotit’ është filmi që regjisori italian Paolo Sorrentino do të xhirojë në Napoli për Diego Armando Maradonën.

Por avokati i Maradonës pas lajmeve për xhirimin e filmit në Netflix ka bërë të ditur se ish futbollisti nuk ka autorizuar asgjë.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter ku shkruante: ‘Diego Armando Maradona nuk ka autorizuar askënd për përdorimin e imazhit të tij në këtë film. Tashmë jemi duke studiuar një strategji ligjore me kolegët tanë italian për një ankesë zyrtare në lidhje përdorimin e paligjshëm të një marke të regjistruar’. Në fakt në disa deklarata të tij Sorrentino nuk ka bërë asnjë referencë të drejtpërdrejtë për Maradonën por siç duket titulli i filmit ka të bëjë me shprehjen e Maradonës për golin e tij të famshëm të dorës të shënuar në Angli në 1986.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!