Maqedonia e Veriut përballet të dielën me një tjetër provë të rëndësishme politike në përpjekjen e vështirë për të marrë në qershor hapjen e negociatave.

Marrëveshja e Prespës ishte një hap i madh, por po aq vendimtare duket se janë edhe zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të dielën. 
Për socialdemokratët në pushtet të Kryeministrit Zaev, fitorja do ishte një certifikim i paktit që ai arriti me Greqinë, ndërsa për opozitën e VMRO-DPMNE si fitorja e kandidatit të saj, por edhe pjesëmarrja e ulët do ishin një avantazh i madh. 

Socialdemokratët kanë hedhur në betejë Stevo Pendarovskin, kordinator i Maqedonisë së Veriut në NATO, i cili mbështetet edhe nga BDI e Ali Ahmetit. 
Opozita kandidon me Gordana Stilianovskën, ndërsa në garë është edhe Blerim Reka, kandidat i partive shqiptare në opozitë. Pendarovski kryesor në sondazhe me 28%, Stilanovska me 24% dhe Reka me 12%.

Ju pëlqen!

Nuk pritet të ketë fitues që në raundin e parë, por favorit në të dytin do jetë Pendarovski i koalicionit qeverisës, i cili ka mbështetjen e shqiptarëve. Basti i madh është nëse do arrihet pjesëmarrja prej 40%, e nevojshme për të çertifikuar zgjedhjet si të vlefshme.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!