Inspektorati Fito-sanitar pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ku ministër është Arijanit Hoxha, ka ndaluar hyrjen e patateve të Serbisë.

Një gjë e tillë ka ardhur si pasojë e pranisë së një lloji të bakteries në patatet serbe, e cila është e rrezikshme dhe e ndaluar sipas kritereve vendase dhe ndërkombëtare për ushqim.

Mësohet se nuk do të lejohet importimi i patateve nga Serbia për periudhën e mbetur të kësaj kulture, që është rreth tre javë.

Ndërkaq nga MBPEU bëjnë të ditur se mungesë patatesh në treg nuk do të ketë pasi një sasi i madhe e patateve vendore janë në dispozicion për këtë periudhë.