Nga Gëzim Mekuli

Të dashur lexues,

Këtu po e citoj fjalinë shumë domëthënëse të Escobar:

“Secila iniciativë për integrim ekonomik, duhet të përfshijë të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë”.

Fjala çelës e tij është se, 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen “në nivel të njëjtë”.

Tani shtrohet pyetja se në cilin nivel është Kosova si shtet sipas pasqyrës së Botës serbe? A është Kosova sipas Kushtetutës serbe shtet i pavarurar apo pjesë përbërëse e Serbisë? A është Kosova sipas dioptrisë serbe e një niveli të njejtë me Serbinë? A janë 5 shtete apo 6 shtete të pavarura sipas diplomacisë e politikave agresive të Beogradit?

Të nderuar lexues,

Të gjitha këto pyetje të shëndosha të dërgojnë atje ku edhe duhet të shkojmë: Të bojkotohet iniciative Ruso-serbe, e mbështjellur shumë mirë me gjuhën retorike, “Open Ballkan”.

Pra gjuha, dhe gjithsesi, porosia e Escobarit është shumë e qartë dhe pa dorëza diplomatike; “të përfshijë të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë”. Pra, jo 5, ashtu siq do Serbia dhe Tirana e Edit.