Manchester United do të vazhdoj të vishet me markën gjigante gjermane Adidas së paku edhe 12 vite të tjera.

Marrëveshja aktuale mes Djajve të Kuq dhe Adidas përfundonte në verën e vitit 2025, por palët kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për 10 vite të tjera.

Gjiganti anglez ka njoftuar se ka zgjatur edhe 10 vite të tjera bashkëpunimin me Adidasin dhe sipas kontratës së re klubi anglez do të arkëtojë rreth 1 miliardë euro.

Ju pëlqen!

Marrëveshja e United me markën gjermane të veshjeve sportive si furnizuesi zyrtar i uniformave do të zgjasë deri në vitin 2035 dhe klubi konfirmon se ka të garantuar minimumi 900 milionë funte të ardhura (1 miliardë euro).

Marrëveshja sjell stabilitet ekonomik tek United në një kohë kur klubi ka dalë në shitje.

Spektakël me pesë gola të realizuar, Dortmund mposht Manchester Unitedin

Pronarët amerikanë po vlerësojnë ofertat e Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani dhe të anglezit Jim Ratcliffe, derisa muaji gusht pritet të jetë vendimtar për shitjen e klubit.

Lexo po ashtu:  Kombëtarja me “5 yje”, merr vendin e dytë: Tani të mundim Poloninë!
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!