I lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Arsenal, dhe veçanërisht për shpërthimin e bomberit argjentinas Sergio Aguero, autor i tripletës së të dielës ndaj “Topçinjve”, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola nuk ka kursyer superlativat pas triumfit 3-1.

“Sergio Aguero ka lindur me atë talent dhe do të vdesë me atë!”, deklaroi Guardiola i cili në koment të fitores vijoi:

“Është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë ne për të fituar ndeshjet: të jemi në maksimumin tonë për gjatë të gjithë 90 minutëshit. Ne jemi të mirë kur bëjmë atë që duhet të bëjmë. Nuk kam patur kurrë dyshime gjatë 3 viteve që ndodhem këtu”.

“E kuptoj presionin për të fituar ndeshjet. Pas ndeshjes me Newcastle, Liverpool ishte shtatë pikë para nesh, ndërsa tani janë vetëm me dy pikë epërsi”.

“Normalisht ata kanë edhe një ndeshje më shumë në dispozicion dhe kanë kualitet, por West Ham është një ekip i mirë. Duke filluar nga nesër duhet të menojmë për ndeshjen me Everton, e më pas për Chelsean. 

“Është një javë e vështirë për ne”, vijoi Guardiola, i cili përballë Emery nuk ka humbur asnjë përballje gjatë karrierës së tij.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]