Pasi u bë e qartë se Manchester City do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, mediet sot kanë raportuar se ‘Citizens’ kanë përgatitur një buxhet të madh për të riformuar skuadrën.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Laussane ka përmbysur vendimin e UEFA-s prej dy vitesh mos pjesëmarrje në garat evropiane.

Sipas medieve angleze, një listë prej katër emrash ka mbërritur në ‘Etihad Stadium’, përcjell lajmi.net.

Ju pëlqen!

Guardiola dëshiron David Alaban nga Bayern Munich, Koulidau Koulibaly nga Napoli dhe dy lojtarë tjerë në ofensivë.
Qëllimet kryesore janë Lautaro Martinez i Interit dhe Ferran Torres i Valencias.

Manchester City këtë sezon ka humbur betejën për titull në Premierligë, por mbetet në garë në Ligën e Kampionëve.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!