Prej ditësh ankohej nga dhimbje të forta barku, por e vërteta ishte e tmerrshme.

Një vajzë vetëm 11 vjeçe, e cila i ankohej prej ditësh të ëmës për dhimbje barku, u dërgua prej saj në ndihmën e shpejtë, ku dhe u bë zbulimi tronditës.

Dhimbjet nuk kishin të bënin vetëm me barkun, por edhe me zonën intime, për shkak të abuzimeve seksuale të përsëritura.

Ju pëlqen!

Historia e rëndë vjen nga Val di Sangro, në Abruzzo të Italisë. Mjekët lajmëruan policinë pas zbulimit të bërë, ku nga hetimet e kryera rezultoi se e mitura ishte përdhunuar nga gjyshi.

I moshuari u arrestua nga policia, ndërsa rezultoi se abuzimet të cilat ishin të përsëritura ndodhnin kur prindërit e së miturës nuk ishin në shtëpi.

Gjatë një seance me psikologen vogëlushja rrëfeu gjithçka, duke bërë që gjyshi nga babai të vihet nën hetim. Aktualisht çështja ka përfunduar në gjykatë prej dhe nga u mësuan detaje, ndërsa ngjarja është zbuluar në muajin shkurt. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!