Mami apo babi? Babi apo buka? Nga çfarë varet fjala që fëmija do të thotë për herë të parë? Ja cilat janë disa hipoteza të hedhura kohët e fundit të cilat janë tepër interesante. Sipas disa studimeve të kryera në Universitetin “Indiana” në SHBA, fjala e parë e fëmijës ka lidhje më tepër me një objekt që fëmija shikon më shpesh, dhe jo me fjalën që ai dëgjon më shpesh.

Si e justifikojnë ata këtë fakt? Sipas tyre fëmijët e kuptojnë një apo disa fjalë që përdoren në një diskutim të caktuar, por kjo ndodh në një moshë më të avancuar dhe kryesisht nga muaji 18-36. Ky është momenti që ata do të përfshihen dhe tërhiqen më tepër nga bisedat.

Por ajo që shohin? Sipas këtyre studiuesve fjalët e para të fëmijës janë të lidhura me objektet apo personat që ata shohin më shpesh. Pra pamja vizive do të ketë një ndikim tepër të madh pasi i ndihmon ata të kenë një memorie më të mirë lidhur me atë objekt.

Lexo po ashtu:  Efekti Diderot: Pse harxhojmë para për veshje dhe gjëra që nuk na duhen?
Ju pëlqen!

Ç’rëndësi ka momenti i ushqyerjes? Duke qënë se ambienti në të cilin fëmija do të ushqehet zakonisht përbëhet nga një numër i kufizuar objektesh, ai do ta ketë më të lehtë t’i fiksojë dhe përdorë. Pra aspekti viziv ka një rëndësi shumë të madhe në të folurin e fëmijës.

Përse fëmija vonon të flasë? Këta studiues mbështesin edhe një teori tjetër që ka lidhje me vështirësinë e fëmijës në të folur. Sipas tyre kjo mund të vijë si pasojë e aftësive jo të zhvilluara mirë të fëmijës në lidhje me njohjen e tyre.
Një ndihmë për fëmijët autikë: Nëse do të kuptojmë mënyrën si fëmija e fiton aftësinë e të folurit, do të krijohet një mundësi e madhe edhe për të ndihmuar fëmijët me probleme. Tek fëmijët autikë, një vështirësi është marrja e informacionit relativ në lidhje me objektet. Është shumë e rëndësishme terapia.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!