Poezi nga Ismail Kadare.

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Ju pëlqen!

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot per dreq:
“Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç”.

Ne ç’enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s’po zgjohemi valle?…
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall

Lexo po ashtu:  A është i drejtë censurimi i shkrimtarëve rusë në Perëndim, për shkak të luftës së Putinit?
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!