Emanuel Makron, presidenti i Francës ka komentuar për moshapjen e negociatave për fillimin e bisedimeve të RMV-së dhe BE-së, duke paralajmëruar edhe takim muajt e ardhshëm me Zoran Zaevin dhe Edi Ramën

“Dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut pa Shqipërinë do të ishte gabim politik vdekjeprurës, ndërsa ky ishte konsensusi i vetëm i mundshëm, do të shihnim lëvizje politike dhe sociale nga dhuna e madhe, jo vetëm te komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut, por te të gjitha shtetet ku ka komunitet shqiptar”, deklaroi Makron.

Presidenti Makron përsëri theksoi nevojën për reforma në procesin për zgjerimin e BE-së. Ai u ndal edhe te përparimi i RMV-së në rrugën eurointegruese.

Ju pëlqen!

“Këto ndryshime ishin pjesë e kërkesave të BE-së, por se më shumë shtete kanë rezerva, jo se nuk ka përparim, ai ekziston, por mes të tjerash nuk ka koherencë në raport me imigrimin dhe respektimin e rregullave të caktuara”, tha Makron.

Makron paralajmëroi se në muajt e ardhshëm do të viziton dy kryeministrat e Ballkanit, Edi Ramën dhe Zoran Zaevin.

Lexo po ashtu:  "Unë mendoj se një gazetar i keq beson se jeta e tij varet nga burimi, sidomos në ato raste kur ai është zyrtar dhe për këtë arsye e konsideron atë si diçka të shenjtë, pajtohet me të, e mbron atë dhe, tek e fundit, hyn në një marrëdhënie të rrezikshme bashkëfajësie me të"

“Shumë i respektoj përpjekjet e Edi Ramës dhe Zoran Zaevit. Të dy janë të guximshëm. Pres t’i takoj muajt e ardhshëm”, deklaroi Makron.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!