Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëron se Turqia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e Francës vitin e ardhshëm. Në një intervistë për France 5, Macron tha se nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj një përpjekjeje të tillë.

“Mendoj se duhet të jemi të qartë në këtë pikë. Unë mendoj se kjo është e padurueshme. Nuk dua të angazhohem sërish në një marrëdhënie paqësore nëse pas shpine po bëhen manovra të tilla”, citohet Macron nga Euronews.

Presidenti turk, Erdogan, është akuzuar edhe më parë për ndërhyrje në zgjedhjet e një vendi tjetër. Në vitin 2017, ai u kërkoi qytetarëve gjermano-turq të vononin kundër partisë së kancelares Merkel.

Ju pëlqen!

Deklarata e presidentit francez vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës janë në një pikë të ulët.

Në vjeshtën e 2020-s, Erdogan bëri thirrje për bojkot të produkteve franceze, pas një komenti që presidenti Macron bëri për myslimanët.

Një arsye tjetër tensioni mes dy vendeve janë qasjet e ndryshme të dy aleatëve në NATO për konfliktin në Libi, Siri dhe Nagorno-Karabakh.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.