Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vendosur që vendi të dyfishojë mobilizimin ushtarak pas sulmi terrorist me 3 viktima pran Notre-Damme në Nice.

Macron shkoi në qytetin mesdhetar pas sulmit të frikshëm duke theksuar se tashmë Franca duhet të adaptohet kundër terrorizmit.

“Këtë mëngjes vendosëm të rrisim qëndrimin e vigjilencës në të gjithë Francën për t’u përshtatur me kërcënimin terrorist. Unë kam vendosur që ushtarët tanë do të mobilizohen më shumë në orët e ardhshme, dhe ne do ta kalojmë mobilizimin si pjesë e operacionit roje nga 3000 deri në 7000 ushtarë në tokën tonë”- tha Macron.

Ju pëlqen!

Ky është sulmi i dytë terrorist në pak ditë në Francë, pasi pas mësuesit Samuel Patty, tashmë dhe tre viktima dhe shtatë të plagosur mbetën në Nice teksa autori sërisht ishte një ekstremist islam që thërriste ”Allahu Ekber”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.