Flamurit francez i është bërë një ndryshim prej një viti. Megjithatë, pak është vënë re. Flamuri ka ende tre ngjyrat kaltërt-e bardhë-e kuqe, por e kaltërta ka ndryshuar tonalitet. Ajo është zëvendësuar me një të kaltërt më të errët.

Vendimi për këtë ndryshim është marrë nga presidenti Emmanuel Macron në korrik të vitit 2020 dhe ka provokuar debate në Elize.

Sipas Europe 1, Macron ka kërkuar rikthimin e të kaltërtës së errët në flamur, e përdorur gjatë Republikës së Parë, në vitin 1793, ndërsa mediat vendase theksojnë influencën e admiralit Bernard Rogel, duke marrë parasysh faktin se Marina Franceze e përdor në anijet e saj këtë tonalitet të së kaltërtës.

Ju pëlqen!

Një nga arsyet e dhëna për këtë ndryshim është ajo estetike. Sidoqoftë, janë shumë ata që ngulin këmbë se ndryshimi nuk duhet interpretuar si një gjest kundër BE-së. Kjo pasi e kaltërta në të kaltër ishte ndryshuar në një të kaltërt më të çelur nën presidencën e Valéry Giscard d’Estaing, i cili donte ta afronte atë në ngjyrën e kaltërt të flamurit të Bashkimit Evropian.

Ky ndryshim i thjeshtë në dukje ka një kosto prej 5000 eurosh.

Sipas Europe 1, rreth këtij ndryshimi nuk është bërë asnjë komunikim për të mos lënë të kuptohet se Presidenti donte të ndryshonte rrënjësisht simbolet e Republikës.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.