Duket se presidenti francez Emmanuel Macron po bën gjithçka që të prishë ekuilibrin gjerman të Ballkanit Perëndimor në një seri daljesh publike të cilat nuk mund të shpjegohen më vetëm me lirinë e shprehjes. Intervista e fundit e tij për “The Economist” ka zbuluar disa të vërteta që nuk po priten mirë. Deklarata e Macron se problemi në Ballkan nuk është as Shqipëria, as Maqedonia e Veriut, por Bosnja, të cilën e quajit bombë me sahat, ka provokuar reagime në Sarajave. Kreu i presidencës tripalëshe, Zhelko Komshiç ka thirrur ambasadorin e Francës në Bosnje për të kërkuar sqarime rreth qëndrimeve të presidentit francez, i cili madje foli për rrezikun e kthimit të xhihadistëve.

Kreu i Francës është sfiduar hapur edhe në këtë pikë. Kështu zëdhënësi i Komunitetit Mysliman të Bosnjes, Muhamed Jushiç tha se Franca është problemi kryesor europian i xhihadistëve.

Nga Bosnja u nisën për në Siri dhe Irak, rreth 300 qytetarë, shumica gra dhë fëmijë. Ndërkohë që më shumë se 1900 u nisën nga Franca. Këto ditë pritet që 450 prej tyre të kthehen në Francë dhe nuk e kuptoj sesi një gjë e tillë është më shumë problem në Bosnje sesa në Francë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

I vetmi që ka mbështetur Macron ka qenë Milorad Dodik sipas të cilit në Europë sulmohen të gjithë aat që thonë të vërtetën.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...