Turqia tanimë prej 5 ditësh ka nisur operacionin e saj në veri të Sirisë, kundër kurdëve, që i konsideron si terroristë.

Në lidhje me këtë operacion kanë reaguar edhe një herë kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Merkel e Macron i kanë bërë thirrje Presidentit turk Recep Tajip Erdogan që të ndalë menjëherë operacionin në Siri.

Ju pëlqen!

”Këto sulme rrezikojnë të krijojnë një situatë të paqëndrueshme humanitare dhe ndihmojnë ISIS-in të rishfaqet”, theksuan liderët 

”Pavarësisht interesave të ligjshme të sigurisë së Turqisë, sulmi po kërcënon zhvendosje të mëdha të popullsisë lokale, destabilizim të rajonit dhe ringjalljen e organizatës ekstremiste të Shtetit Islamik”, mësohet të ketë thënë Merkel në një bisedë telefonike me Erdogan

Lexo po ashtu:  Nuk di ç’grerëz e ka pickuar”! Kur Ismail Kadare rrëfente takimin me Peter Handke: S’më besohet, gjithë ai tërbim
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!