Të gjithë ne që jetojmë në Kosovë e kemi të qartë se cilat media i shërbejnë klubit të stërvjetëruar politik. Por, këto media tani kanë filluar të zbulojnë lidhjet e “afërta” të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me profesorët më të dalluar në Evropë.

Thanë se Prof. Adam Fagan, autor i raportit, është i afërt me Lëvizjen sepse paska qenë pjesëmarrës në tryezën e organizuar nga VETËVENDOSJE!?

Sipas kësaj mendësie i bie që edhe…
1. Florian Bieber, Profesor në Universitetin e Graz-it
2. James Ker-Lindsay, Profesor në LSE
3. Aidan Hehir, Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Westminster
4. Tim Judah, korrespondent i The Economist; 5. Dana Landau, Hulumtuese në Sëisspeace
6. Bodo Weber nga Democratization Policy Council (DPC)
7. Gëzim Visoka, Profesor i Asociuar në Dublin City University… janë me VETËVENDOSJEn!?

Sipas kësaj mendësie ne paskemi arritur t’i ndikojmë profesorët dhe analistët më të njohur në Evropë për çështjet e Ballkanit…si dhe sipas pronarëve të mediave të përmendura në raport këta profesorë dhe analistë nuk paskan fare integritet akademik dhe profesional.

Profesorët e analistët e përmendur më lartë kanë integritet akademik dhe profesional dhe çmohen e vlerësohen drejtë në vendet ku punojnë.

Ju konvenon apo jo, puna e tyre profesionale, mendimet e përfundimet e tyre duhet të trajtohen drejtë dhe saktë, pa bishtnime të tilla.