LVV Opsioni i vetëm i ckapjes dhe zhvillimi të shtetit , ja PSE!

~
Hajde ta luftojmë korrupcionin dhe krimin, po kush me kënd? Akti i radhës së tragjikomedisë së PRONTOs

Nuk ka ndonjë thirrje që do te kishte kumbimin dhe efektin qe t’i hape me zor sytë për rifreskimin e memories për përgjimet e PRONTOs dhe cfarë po ndodhë në shtetin tone sot, dhe rrjedhimisht sa urgjente është largimi i kapësve prej pushtetit dhe skenës politike. Janë duke na bërë mirë sepse qytetarët e votuesit duan ta luftojne krimin dhe korrupcionin dhe e dinë mire se kush duhet ndëshkuar për kete gje. Sa më aktuale e më e debatuar që është kjo cështje aq më syhapur do të jenë qytetaret ndërsa rezulati është që të tjerët po bëjnë fushatë për LVV. Agjenda antikrim e korrupcion është kauza e LVV dhe kjo botërisht është e ditur si parakusht për shtetin zhvillimor dhe për demkrazi me sundim të ligjit.

Në matjet e cështjeve që i rendon, pengon dhe duan zgjidhje me prioritet, qytetaret e vendit, me të drejtë është indentifikuar krimi dhe korrupcioni si kanceri i vendit. Kur kanë marrë rezultatet e këtyre anketave, ata qe nuk kane kunkurruuuu, kanë marrë vendim që të dalin në publik kinse po e luftojnë korrupcionin për të mos e lënë LVV si të vetme në këtë debat. Kjo tregon se sa mire e kanë lexuar këta dhe po duan te nënshkruajnë deklarata për të u mshehur në turmën e njerëzve të pastër, por kanë harruar dy ceshtje thelbësore në këtë dalje te zhveshur duke thirrur jo nuk jemi ne fajtorët e krimit dhe korrupcionit por që pa vetëdije po thonë që do të bëjnë krimine tjetër duke marrë rolin e prokurorit dhe gjyktësit. Avazi i vjetër!

1. Qytetarët kanë ardhë në këtë përfundim për krimin dhe korrucionin duke pase parasysh një proces të gjatë dhë të qartë se kush janë akterët e krimit dhe korrupcionit në Kosovë. Qytetarët nuk janë zgjuar në një mëngjes të bukur dhe janë dalë nga ëndrra dhe po kërkojnë luftimin e krimit dhe korrupcionit. Ata e dinë mirë që binomi Thaci- Veseli janë arkitektet e të gjitha strukturave të kapjes së shtetit për ta ndarë shtetin. Dhe këtu më poshtë është një nga shumë dëshmi të pamohushme të kësaj kapje kapilare e sisitemit që është rritur kaq shumë që ja ka vendosur qytetarit lakun në fyt ( shiko videon e INSAJDER për PRONTO). https://youtu.be/cvOQ79xZ_BI

D.m.th Qytetari është duke kërkuar luftimin e krimit dhe korrupcionit me frymën e tij/sajë të fundit e me dorën në fyt të këtyre që duan të nënshkruajnë deklarata. Sa herë ë duan të bëjnë zhvendosje duke e kosideruar qytetarin naiv e idiot prodhojnë gjëra ë shaktojnë zhurmë siq ishte skandali me Flora Brovinën dhe loja me viktimat e dhunës seksuale.

2. Përballë kësaj strukture të kapjes që po pretendon se ka me luftu krimin dhe korrupcionin, janë edhe një grumbul i madhë i diplomateve të huaj, ambasadorëve në Kosove dhe media, shoqeri civile e ekspert që kanë drejtuar gishtin drejt tyre. Krimi dhe korrupcioni që kanë bërë këta ka tejkaluar te gjitha praktiakt e korrupcionit, këta janë duke e nxjerrë me rrënjë shtetsinë Kosovës duke qenë të kriminalizuar dhe të korruptuar. Me bisht nën derë- siq thotë populli, përballur me gjyaktën speciale që kanë bërë vetë dhe izolimin total të hekurt, këta për interesin e tyre jo që e ndajnë Kosovën përgjysmë, por e shesin edhe gjysmën e Shqiperisë.

3. Edhe ata qytetarë që dikur ju kanë besuar sot e kanë kuptuar se janë brejtësit e të së ardhmës së vendit, ndarësit dhe shitësit e interesit kombëtarë, jane gjeneruesit e zhurmës për të mos kuptuar të vertetën e kapjes së shteit dhe që bëjnë leckë toaleti. Nuk ka shqiptarë që mendon drejt e nderëshëm përfshirë edhe ata që dikur i kanë pasë miqë, që nuk i njef më këta aktorë të tragjikomedisë që pas zgjdhjeve te 6 Tetorit do të jetë tragjike për ta e populli do të buzëqeshë i fundit.

Më shumë qesharake, tragjikomike por edhe illustrative nuk se kaq nuk mund të jetë: Shikojeni videon e PRONTOs dhe fotografinë më poshtë. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]