S’ka mbetur më ndonjë çështje kontestuese mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike (LDK) në lidhje me programin qeverisës. Të premten, kanë zgjidhur mospajtimet e fundit që i kanë pasur.

Me këtë, partitë që pritet ta përbëjnë qeverinë e re, kanë kaluar në fazën e re të negociatave – atë të hisesë që secila do ta ketë në pushtet, shkruan sot Koha Ditore. Për ndarjen e resorëve është paralajmëruar se këtë vikend do të merren vesh liderët e të dyja subjekteve që ndodhen në negociata për formimin e koalicionit qeverisës –Albin Kurti i LVV-së dhe Isa Mustafa i LDK-së. Ndërkaq, harmonizimi i çështjeve programore është kumtuar të premten nga zyrtarë të të dyja partive, pas një takimi që e kanë zhvilluar në Prishtinë. Krahas kësaj, janë dhënë informata edhe për strukturën qeverisëse.

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka thënë se Qeveria do të përbëhet nga 12 ministri. Ai ka theksuar se, pos kryeministrit, Qeveria do ta ketë vetëm një zëvendëskryeministër, çfarë kishte insistuar LDK-ja, e ndryshe prej LVV-së që kërkonte të ishin dy. Kësisoj, kabineti qeveritar pritet të ketë në përbërje vetëm 14 anëtarë.

Ju pëlqen!

Negocimit të posteve i ka hapur rrugë mbërritja e marrëveshjes për programin qeverisës, e cila ka ndodhur në ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka njoftuar zyrtarisht presidentin Hashim Thaçi me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat janë certifikuar një ditë më parë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!