Lëvizja Vetëvendosje e cila sipas disa Exit Poll-eve që u publikuan në medie, është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2021, u ka bërë kërkesë komisionerëve dhe vëzhguesve që të jenë vigjilentë në procesin e mbylljes së vendvotimeve.

Përmes një njoftimi në Facebook, LVV-ja ka thënë se komisionerët dhe vëzhguesit janë garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë.

“Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve. Ju lutemi për vigjilencë. Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë. Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju”, thuhet në njoftim.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!