Lëvizja Vetëvendosje ditën e nesërme, me fillim në orën 17:00, pritet të zhvillojë një provë të dytë për të protestuar kundër zhvillimeve në vend.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarët e aktivistët, performaca e dytë parashihet të përbëhet nga 3500 deri në 5000 persona.

Ju pëlqen!

“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë, ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë, por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, ka thënë Manxhuka për “Zërin”.

Tutje, zëdhënësi i LVV-së ka thënë se për këtë zhvillim janë njoftuar edhe organet e rendit.

 

“Në këtë mënyrë për të qenë korrekt dhe përbrenda rregullave e udhëzimeve me organet e rendit ne kemi dorëzuar edhe njoftimin te ta”, tha ai.

Se a konsiderohet kjo “performancë” presion për Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet që këtë javë ta publikojë vendimin për çështjen e dekretit të propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, ai tha për “Zërin” se Gjykata Kushtetuese ka referencë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interpretimin e saj.

“Gjykata Kushtetuese të vetmen referencë e ka Kushtetutën e Republikës dhe në këtë drejtim interpretimin e saj. Prova janë bërë edhe më herët dhe më shumë kanë pasur për qëllim formën se si duket një protestë në rrethana të reja, në kushte pandemie”, përfundoi ai.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!