Lulja më e madhe e regjistruar ndonjëherë është gjendur kohët e fundit në Sumatra të Indonezisë, me një gjatësi prej 111 cm. Ky është një ekzemplar i familjes së Rafflesia tuan-mudae dhe mundi rekordin e mëparshëm më të madh të luleve prej 107 cm për Rafflesia arnoldii, gjithashtu të ndodhur në Sumatra.

Rafflesia nuk është vetëm një lule gjigante, por ajo nuk ka as gjethe, as gjemba dhe as rrënjë të mirëfillta. Ajo nuk mund të kryej procesin e fotosintezës dhe në vend të kësaj thith ushqimin dhe ujin nga një hardhi e veçantë duke përdorur filamente të gjata të holla që duken si qeliza kërpudhore. Ajo ushqehet në hardhi për disa vjet para se të shpërthejë në një gonxhe dhe më pas fryhet në vazhdueshmëri për disa muaj para se të lulëzojë në një lule që duket si një kovë e kuqe e ndritshme me lobe të mëdha të trasha. Në pamje të parë duket si një copë e madhe mishtore e kalbur që, së bashku me madhësinë e saj gjigante, ndihmon në tërheqjen e mizave pjalmuese. Rafflesia gjithashtu vjedh disa prej ADN-së nga hardhia në të cilën jeton, duke e përdorur atë për kodin e vet gjenetik për arsye që nuk janë ende të qarta.

Por kjo lule gjigande është rrezikuar në mënyrë kritike pasi pyjet e saj po zhduken, dhe mbetet e pamundur të kultivohet. Nëse Rafflesia do ishte një kafshë gjigande, sikurse një elefant apo balenë blu, do të kishte përpjekje ndërkombëtare për ta ruajtur atë, por përkundrazi pikërisht ngaqë mbetet një lule është kryesisht e injoruar. (Guardian)

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.