Lulzim Basha po përpiqet me kokëfortësi të shmangë dështimin e paracaktuar si njeri politik pa menduar kostot e kapriçove të tij. Një PD e shkërrmoqur elektoralisht dhe e kthyer në patericë të qeverisë Rama 2.

Ndonëse i ka mbushur mendjen vetes se zotëron karizmën e nevojshme për t’ju imponuar të ardhmes së shqiptarëve, kreu i PD-së kërkon garanci shtesë në këtë drejtim. Oferta megjithatë nuk ka ndryshuar, ajo mbetet Republika e Re.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Luli ka marrë përsipër t’i kthejë popullit besimin te mençuria që sipas tij pushteti i tanishëm i Edi Ramës ia ka nëpërkëmbur. Dhe këtë në funksion të ambicjes që zoti Basha të jetë kryeministër i stinës që pritet të agojë pas qametit politik që ka përfshirë vendin.  

Ju pëlqen!

Një revolucion idilik që e fut PD në historinë e teorive politike të shekullit të XXI bashkë me kryetarin rishtar të saj. Kjo natyrisht nënkupton që populli të bëjë dallimin se kush duhet të jetë udhërrëfyesi i tij dhe cila bibla e demokracisë.  Pra një farë analogjie me thënien e Skenderbeut se “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush”. Nga Skëndërbeu i veprave në të majtë, kemi Skënderbeun e fjalëve në të djathtë.  

Platoni thoshte se vlera e një burri është ajo çfarë ai bën me pushtetin. Dhe Luli ka premtuar se si kryeministër me mandat të deleguar nga sovrani do të rikthejë jo vetëm demokracinë, por edhe lekët e vjedhura të popullit duke grisur kontratat korruptive të oligarkëve. Zoti Basha po investon te pakënaqësia ndaj qeverisë aktuale, por kudo ku ka futur hundët ka çuar dëm çdo lëvizje, ku shembulli më tipik është protesta e studentëve.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Luli është duke folur me gjuhën e forcës, ashtu siç bëri në kohën e çadrës kur kërkoi që njerëzit të thyenin xhama e të shponin goma, madje edhe të grisnin teserat e LSI-së. Tani flet për grisje kontratash, të cilat nesër mund t’i ketë në krah, ashtu si Monikën.  A e merr njeri seriozisht krekosjen e një lideri të tillë? Sipas Lulit, nesër pushtetin do ta kenë ata, punëtorët, minatorët, blegtorët, lektorët, dhe gjithkush tjetër që do i shkojë pas teorisë së tijt se “deputetët e ardhshëm do të jenë, para së gjithash dhe mbi të gjitha, përcaktimi i mendjes, vullnetit dhe votës së qytetarëve”.

Çfarë po thotë Luli në fakt? Asgjë të qënësishme. Ai nuk po arrin të dalë nga manekini i kurdisur që i ka shpallur luftë të keqes me armën më të dobët që ka në dispozicion, kumtimin publik. Kryetari i PD nuk bind as me tekst dhe as me intanacion dhe as me pa përmbajtje. Basha thotë se me ikjen nga parlamenti shpëtoi PD-në nga kapja e Edi Ramës, kur në fakt pengmarrësi më i madh është vetë ai dhe paaftësia e tij për të qenë lider.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!