Luleshtrydhet përdoren gjerësisht në mjekësinë popullore, falë vetive të tyre të shumta. Në veçanti, një krem ​​i bërë me luleshtrydhe përdoret për të trajtuar plagët dhe sëmundjet e ndryshme të lëkurës, ndërsa lëngu i luleshtrydhes përdoret në rastin e inflamacionit të nervave ose mushkërive. Përgatitjet që përmbajnë ekstrakt të gjetheve të luleshtrydheve kanë veti anti-diabetike, anti-oksiduese dhe anti-inflamatore. Përfitimet ndaj luleshtrydheve i kemi falë përmbajtjes së lartë të komponimeve fenolike.

Tani do të përshkruajmë në detaje vetite kryesore të dobishme të këtyre frutave për shëndetin tonë.

Mbrojtje kardiovaskulare

Ju pëlqen!

Prania e molekulave antioksiduese, të afta për të zvogëluar oksidimin e lipoproteinave me dëndësi të vogël (LDL) ose kolesteroli i keq, mbron nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Ulja e rrezikut të zhvillimit të patologjive onkologjike

Disa komponime të pranishme në luleshtrydhe, si acidi ellegjik, kanë treguar ne eksperimentre in vitro të kenë aktivitet kundër kancerit, duke penguar përhapjen e qelizave dhe për këtë arsye ndalojnë rritjen e qelizave të kancerit në rast të kancerit të zorrës së trashë, prostatës dhe oralit.

Efekti neurologjik

Acidi galik, një nga acidet fenolike që gjëndet në luleshtrydhe, njihet globalisht për vetitë e tij antioksiduese dhe për veprimin e tij neuro-mbrojtës kundër stresit oksidativ dhe neurotoksicitetit.

 Efekti anti-inflamator

Studimet e fundit kanë treguar që konsumimi i rregullt i luleshtrydheve mund të ndihmojë në zgjidhjen e komplikimeve për shkak të inflamacioneve kronike dhe sistemike. Përveç kësaj, një dietë e pasur me luleshtrydhe ka qenë në gjendje të kufizojë dëmtimin neuronal në disa eksperimente të kryera mbi minj. Ky efekt është për shkak të veprimit anti-inflamator të kryer nga komponimet fenolike të përfshira në luleshtrydhe.

Karakteristikat antioksiduese

Luleshtrydhet, si dhe shumë manaferra, janë ndër frutat më të pasura me molekula antioksiduese që gjënden në natyrë. Konsumimi i tyre rekomandohet në të vërtetë për të parandaluar sëmundje të ndryshme kronike dhe degjeneruese pasi komponimet fenolike të përmbajtura në luleshtrydhe veprojnë kundër stresit oksidativ duke mbrojtur kundër oksidimit të kolesterolit te keq (LDL) dhe qelizat e gjakut nga dëmtimet në  ADN.

Trajtimi i sindromës metabolike

Disa studime të kryer  kanë nxjerrë në pah aftësinë e një diete të pasur me luleshtrydhe, për të rregulluar nivelin e glukozës në gjak së bashku me transportin dhe përfshirjen qelizore të glukozës. Për më tepër, është treguar se ekstrakti i luleshtrydhes përmban enzima që veprojnë në tretjen e ushqimit duke ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së hiperglicemisë dhe hipertensionit, te cilat janë probleme shëndetësore tipike për individët me sindromë metabolike.

Veprimi “filtrues”

Luleshtrydhet përmbajnë pak natrium dhe një sasi më të madhe të kaliumit dhe vitaminës C. Prandaj, ato janë të dobishme për veprimin e tyre filtrues, kundër mbajtjes së lëngjeve te shumta dhe mund të përdoren për përgatitjen e çajrave bimorë dhe pijeve.

 Përfitimet për dhëmbët

Një metodë shumë e bukur “bëje vetë” përfshin me fërkimin e luleshtrydheve tek dhëmbët për të marrë një efekt zbardhues. Përveç kësaj, luleshtrydhet përmbajnë xylitol, një substancë që parandalon formimin e pllakave bakteriale ne sipërfaqen e dhëmbeve.

 Luleshtrydhet në fitoterapi

Rrënjët dhe gjethet e luleshtrydheve përdoren për veprimin e tyre diuretik në rast të gurëve në veshka ose hiperuricemisë dhe si astringjent natyrorë, falë pasurisë së tyre me substanca të quajtura tanine.

Luleshtrydhet: si t’i përdorni dhe t’i ruani

Periudha e korrjes së luleshtrydheve fillon në pranverë dhe përfundon në gusht. Prandaj ju rekomandojmë që të konsumoni këtë frut sidomos gjatë kësaj periudhe. Gjatë zgjedhjes këshillohet që të jepni preferencën ndaj frutave me një ngjyrë të njëtrajtshme dhe me gjethen e ngjitur mirë deri në fund. Përveç kësaj, për të konsumuar më shumë fruta të pasura me lëndë ushqyese, këshillohet të zgjidhni luleshtrydhe me ngjyrë sa më të errët. Luleshtrydhet, gjatë sezonit të ngrohtë, mund të ruhen në temperaturën e dhomës jo më shumë se një ditë. Kështu që nëse i keni blerë për t’i përdorur brenda një dite, atëherë nuk keni nevojë t’i vendosni në frigorifer. Përndryshe, mund t’i ruani luleshtrydhet për disa ditë në frigorifer.

Shija e tyre e ëmbël është e përshtatshme për përgatitjen e ëmbëlsirave të freskëta për sezonin e verës: tiramisu, kasata, akullore por edhe thjesht te prera e te përziera me panën e qumështit dhe një majë luge vanilje. Përveç kësaj, ato mund të përdoren për përgatitjen e pijeve. Rezultate të shijshme janë marrë duke kombinuar luleshtrydhe me banane dhe qumesht pa yndyre ose edhe me qumësht kokosi. Për ata me më shume kuriozitet ne kuzhinë mund te provojnë përgatitjen e rizotos me luleshtrydhe.

Luleshtrydhet: efektet e mundshme negative

Duhet theksuar se luleshtrydhet mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe janë ushqime që çlirojne histaminë. Prandaj edhe ata që vuajnë nga alergjia ndaj histaminës duhet të kufizojnë konsumimin e tyre. Alergjia ndaj luleshtrydheve vihet re me shfaqjen e pikave të kuqe dhe kruajtje të lëkurës. Në raste më të rralla mund të çojë deri në ekspozime reale të urtikaries dhe ënjtje të gojës.

REFERENCA

Bioactive Compounds and Antioxidant Activity in Different Types of Berries.

Skrovankova S, Sumczynski D, Mlcek J, Jurikova T, Sochor J.

Promising Health Benefits of the Strawberry: A Focus on Clinical Studies

Sadia Afrin 1Massimiliano Gasparrini 1Tamara Y Forbes-Hernandez 1 2Patricia Reboredo-Rodriguez 1 3Bruno Mezzetti 4, Alfonso Varela-López 5Francesca Giampieri 1Maurizio Battino 1

Bioactive Compounds of Strawberry and Blueberry and Their Potential Health Effects Based on Human Intervention Studies: A Brief Overview.

Miller K, Feucht W, Schmid M.

Strawberry as a Functional Food: An Evidence-Based Review

Arpita Basu 1Angel NguyenNancy M BettsTimothy J Lyons

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!