Romelu Lukaku ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Inter.

Transferimi në Serie A ka qenë vendim i mirë për Romelu Lukaku, së paku bazuar në sezonin e tij të parë me Inter.

Ylli belg ka vendosur një rekord personal këtë edicion kur luajti nën urdhërat e Antonio Conte.

Ju pëlqen!

Lukaku ka shënuar 29 gola gjatë këtij sezoni (në të gjitha kompeticionet), shifër kjo rekorde për të.

Sulmuesi i Inter ka mundësi të përmirësojë këtë rekord pasi ka edhe dy ndeshje në dispozicion për t’i luajtur në Serie A, si dhe ka Ligën e Evropës përpara.

Mbetet të shihet me sa gola do ta mbyll Romelu Lukaku sezonin 2019/20. 

Lexo po ashtu:  Rangnick mund të mos vijë i vetëm tek Milan, por vendos kushte: “Dua influencë”
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!