Luiza Gega, ka shënuar rekordin e radhës, në Kampionatin Botëror të Atletikës, që u mbajt dje në Doha të Katarit. Ajo shkëlqeu në garën e 3000 metrave me pengesa, në një rekord kohe prej 9 minutash e 28 sekondash.

Kështu ajo ka kaluar në fazën e radhës, finalen e botërorit të atletikës,që do të mbahet më 30 shtator. Gega ka bërë histori në fushën e sportit shqiptar, duke u bërë e para që merr pjesë në një kampionat të tillë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.