Frashër Oseku: AMAN MOS ME MBRONI KESHTU

E kuptoj qe ju patriote me bateri doni me ba mbrojte neve ushtareve. Por kjo histeri kunder Shkelzen Gashit eshte si ai perqafimi i arushes, qe ta merr shpirtin nga dashnia. Aman mos na mbroni keshtu.

Mos me mbroni mu, as shokët dhe shoqet e mia, duke lincu Shkelzen Gashin e pafajshem. Se ai ka thane sende qe dihen. Gjate luftes jane evidentu rreth 13 mije te vrame e te zhdukun shqiptare, e reth 1 mije serbe. U mbahen ne regjister te saktë emrat, datelindjet, vendbanimet, emrat e familjarëve. Me mohu ekzistencen, a me kontestu identitetin e tyre, eshte pozicion juridikisht i pambrojtshem, e moralisht i ligsht. Dhe eshte edhe pozicion i panevojshem, pse raporti etnik 13:1 ne humbje njerezore kallzon qarte kush ka ba gjenocid ketu.

Ju pëlqen!

Jo vec raporti numerik i viktimave, po edhe menyra si jane shkaktu ato flet qarte. Unë kam sherby jo vec ne front, por edhe ne shtabe regjionale te UCK-se gjate luftes e mbas luftes, ne Padesh e ne Baballoq. Dhe unë flej i qete. Se e di qe UCK-se nuk i gjen kurrkush, as sot as per 100 vjet, planprograme, udhna operacionale, udhezime, kumtesa, radiokomunikime te incizume, a cfaredo provash tjera, as nje post it te shkruem me dore. Qe me thane se gjoja UCK paska mesu per krime kunder civileve. Nuk kane me gjete kurre — pse nuk ka pase. Kaq.

Krimet kunder minoritareve jane ba nga individe. Po, ata shpesh kishin uniforme te UCK-se, kete e kemi pranu tane. E ka thane Dick Marti, e ka pranu Thaci ne OKB, e ka pranu shteti i Kosoves me vendim per gjykate speciale. Por ata individe nuk vepronin me urdhër a me qendrim a me dijeni te UCK-se, kjo eshte vija ndamese.

Kjo eshte vija e frontit sot, per me mbrojte luften e drejte te UCK-se. Se shteti, ushtria e policia serbe kane vepru me plan e urdhna. Mbas nazisteve ne Nyrenberg, denimet e serbeve ne Haag jane rasti i pare ne bote ku denohet krejt kreu i shtetit, ushtrise, e policise te nje vendi per planifikim e zbatim krimesh masive kunder njerezimit.

Ky o njerez eshte qendrimi i jone, qe e mban edhe Shkelzen Gashi. Ky kerkon biles qe ne vetë me u marre me shkarjet individuale ne mesin tone. Por ky qendrim nuk krijon simetri krimesh, eshte absurd me pohu ashtu. Qëndrimi i Shkelzen Gashit vec bjen ere shtet, eshte shtetndertues. E pra une kam ndi shume qe s’kanë qene ne lufte tue fole per vlerat e luftes dhe po ju them dicka: shtetesia e Kosoves, si stad drejt bashkimit kombetar, eshte vlera ma supreme e luftes teme, e te shokëve e shoqeve te mia.

Na tjeter qendrim thjesht nuk mujme me pase, nqs duem me forcu shtetesine e Kosoves. Pajtohem se Shkelzeni kish mujte me i thane te gjitha ne ton ma pak provokativ, diqysh si me hijshem. Se neve si popull na kandja me na lye me kos. Por e verteta faktuale e morale eshte fundekrye ne anen e tij.

E vetmja qe na qet hije te keqe mu e shokeve dhe shoqeve te mia eshte kur ne bajme lincim te njeriut pse mbron kete qendrim. Pra kur sillemi si me qene na tue fshehe dicka te tmerrshme. Kjo na ban te dyshimte te gjithe. Kjo na njollose te tanve. Jo flm: unë si ushtar i UCK-se nuk kam nevoje per kete lloj te mbrojtjes.

Forcojeni shtetesine e Kosoves, e andrren e bashkimit. Na luftaret jena mire, kur a mire Shqipnia.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!