Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur një koleksion përfaqësues nga mençuria e popullit peruan. Besojmë se do t’i lexoni me kënaqësi, dhe ju mirëpresim të na thoni cilën vlerësuat më së shumti, ose që ju la përshtypje të veçanta më shumë sesa të tjerat.

Durimi është një pemë me rrënjë të hidhura, por me fruta të ëmbla.

Ruaju nga muri i plasur, nga qeni i egër dhe nga gruaja gërnjare.

Ju pëlqen!

Gjumi i rojes është llamba e hajdutit.

I pabesi mendon se të gjithë janë si ai.

Kur dyqanxhiu s’ka ç’të bëjë, peshon topat e kandarit.

Kur s’ke nga ia mban, i thua maces motër.

Kush ngutet, e bën punën dy herë.

Kush nuk ka dhomë, s’ka nevojë për mobilje.

Luftën e bëjnë shpatat, kurse marrëveshjen paratë.

Më mirë është të ecësh në këmbë nëpër rrugë të drejtë, se të vraposh me kalë nëpër rrugë të shtrëmbër.

Më shih zbehjen e fytyrës e mos pyet për shëndetin.

Mos ia uro tjetrit atë që nuk do ta dëshirojnë për veten tënde.

Mos u tremb nga ata që bërtasin, por nga ata që s’flasin.

Në fillim provoje gjellën, pastaj thuaj që nuk ka kripë.

Në folenë e milingonave pika e ujit është si përmbytje.

Në qoftë se dy gjarpërinj kanë dalë nga një vrimë, nuk kanë për të folur, njëri turqisht e tjetri persisht.

Në shtëpinë me dy nikoqire – pisllëku gjer më gju.

“Në qoftë se” u martua me “por”-in, patën fëmijën e quajtur “do të ishte”.

Nëse ecën ngadalë – të arrin fatkeqësia, nëse ecën shpejt, e arrin fatkeqsinë.

Nëse fati nuk të përkëledh, përkëledhe ti fatin.

Ngado të shkosh, qielli ka po atë ngjyrë.

Ngarkoje kafshën sa të mbajë, e jo aq sa të ngrodhë.

Nuk hahet bukë me oreksin e tjetrit.

Nusja s’dinte të kërcente dhe thoshte: “Është dyshemeja e shtrembër.”

Njeriu është i qetë kur e mban gjuhën pas dhëmbëve.

Njeriu i shkathët nuk rrëshqet as mbi lëkurën e bostanit.

Njeriut i duhet mendja dhe jo forca.

Një krimb në dorë është më mirë se një lejlek në qiell.

Nëj metër kuzhinë është më mirë se njëqind metra stallë.

Një njeri mund të llogaritet i mençur kur është në kërkim të mençurisë, por do të jetë i marrë nëse beson se e ka gjetur.

Njërin e qëllonin në këmbë, ai thërriste: “Oh, kurrizi!”

Njërin vesh ta bësh derë e tjetrin portë.

Pa të ftuar, mos hyr as në shtëpinë e Zotit.

Para kam, borxh s’të jap dhe të ma dish për faleminderit.

Parallinjtë hanë qebap, fukarenjtë – erën e qebapit.

Për fukarain njëlloj është, si t’ia japësh një copë, si t’ia marrësh.

Po ece me këmbë do grisësh këpucët, po ece me kokë do grisësh kapelen.

Po qe mësuesi i korruptuar, korruptohet gjithë bota.

Po të flas o bijë, më dëgjo o nuse!

Po të merren vesh macja dhe miu me shoqi-shoqin, s’mbetet gjë në dyqanin e bakallit.

Po të merresh vesh me kryeplakun, mund të grabisësh gjithë fshatin.

Po u kthye fati kundër jush, edhe qulli t’i thyen dhëmbët.

Proverbat janë qëndisje e të folurit.

Pula e fqinjit të duket patë.

Pyetën gomarin: “Kur arrin në fshat në fshat?” – dhe tha: “Pyet atë që më ka hipur sipër”.

Rreptësia e mësuesit është më e mirë se përkëledhja e babait.

Sado të ndërrojnë kujdestar, gomari mbetet po ai.

Secili nga një qime, bëhet qerosi me flokë.

Sillu si trëndafil mes trëndafilash, si gjemb mes gjembash.

S’mund të duartrokitet vetëm me një dorë.

Sytë e tij bëjnë mijëra punë që nuk ia dinë vetullat.

Shpresa te ndihma e të afërtit të çon në krevat barktharë.

Shtëpia e mbushur me armiq është më e mirë nga shtëpia bosh.

Të flasësh për qejfin është një gjysëm qejfi.

T’u bësh keq miqve është të gëzosh armiqtë.

Thesi i floririt zbrazet një ditë; xhepi i zanatçiut mbetet gjithnjë plot.

Uria rritet në pemën e dembelisë.

Uthulla qyl është më e ëmbël se mjalti.

Vjedh hajduti hajdutin e Zoti qesh.

Zoti i dha njeriut një gjuhë dhe veshë – fol një herë e dëgjo dy herë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!