Gjermanët dhe “satelitët” e tyre mund të kenë qenë fërkuar duart … për ikjen e  Mario Draghi-t, por duket se llogaritë i bënë pa hanxhiun. Pasardhësi i tij, në krye të Bankës Qendrore Evropiane, elegantja franceze, Christine Lagarde, ui shpalli luftë gjermanëve pa marrë akoma mirë postin.

E gjitha nisi kur Jens Weidman, drejtues i Bundesbank dhe një nga “kandidatët” për postin e shefit të BQE, tha se do të ishte  kundër çdo përpjekje për të riorientuar veprimet e Bankës Qëndrore Europiane në ndryshimet e klimës. Dhe ky pozicionim i bankierit  gjerman nuk ishte i rastësishëm, pasi nga Banka Qendrore në treyzë është hedhur ideja për blerjen e “bonove të gjelbra” si pjesë e programit të lehtësimit sasior. Siç theksoi Ëeidman, kjo binte ndesh me parimin e asnjanësisë që parashkruhet në Traktatet Evropiane.

“Kërkesat për një politikë monetare të gjelbër janë  shumë negative. Vendime të tilla nuk duhet të merren nga Banka Qendrore. Ato nuk kanë legjitimitet demokratik”-tha Weidman.Obligacionet “e gjelbra” lidhen me rritjen e shpenzimeve buxhetore për infrastrukturën dhe investimet në kuadër të ndryshimeve të klimës. Kjo mund të vë në lëvizje qeveritë të ndjekin një politikë fiskale më të gjerë tani që politika monetare ka arritur kufijtë e saj të efektivitetit.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Lagarde u kundërpërgjigj në një intervistë për radion franceze RTL, duke veçuar Gjermaninë dhe Hollandën si dy vende të zonës euro që me hapësira të mëdha për manovrim buxhetor. “E  them qartë se vende si Hollanda dhe Gjermania nuk e përdorin tepricën e buxhetit për të investuar në infrastrukturë? Pse të mos investojmë në arsim, inovacion, çfarëdo që u lejon atyre për një ekuilibër më të mirë?”– theksoi Lagarde. Është e qartë se lufta midis Lagarde dhe “skifterëve” gjermanë sapo ka filluar në Bankën Qëndrore Europiane.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...