Që prej 1998, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka ndaluar vendosjen e tarifave doganore për të ashtuquajturat “transmisione elektronike” me vlerë 255 miliardë dollarë çdo vit.

Lufta tregtare zhvendoset drejt ekonomisë së internetit

Një moratorium global mëse 20 vjeçar ndaj imponimit të tarifave mbi tregtinë dixhitale mund të përfundojë javën e ardhshme në India ose Afrika e Jugut u përmbahen kërcënimeve të tyre duke i detyruar njerëzit të paguajnë tarifa doganore për softuerët dhe shkarkimet e filmave.

Që prej 1998, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka ndaluar vendosjen e tarifave doganore për të ashtuquajturat “transmisione elektronike” me vlerë 255 miliardë dollarë çdo vit.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Disa mendojnë se kjo favorizon vendet e pasura duke qenë se moratoriumi gëzon mbështetjen e fortë të Uashingtonit dhe shumica e të ardhurave të ulëta nga doganat vjen kryesisht prej vendeve në zhvillim.

Presioni po shtohet për ti dhënë fund këtij ndalimi ndërsa më shumë libra dhe filma po dixhitalizohen duke reduktuar të ardhurat më tutje.

India dhe Afrika e Jugut kanë qarkulluar një dokument të Organizatës Botërore të Tregtisë duke thënë se nga rritja e dixhitalizimi ka lindur nevoja për të rishikuar rolin e moratoriumit të përkohshëm duke cituar potencialin e printimit 3D për të prodhuar produkte. Javën e ardhshëm pritet të diskutohet rreth moratoriumit i cili për të vijuar më tutje ka nevojën e konsensusit të plotë.

I pyetur për pozicionin e tij, ambasadori i Afrikës së Jugut në OBT tha se ende po këshillohej me autoritetet vendase për vendimin e rëndësishëm.

Aktualisht një numër vendesh ndjehen të sigurtë se mund të qëndrojnë në në rrugë më vete përballë konsensusit global.

Një vend i mbështetur nga 21 vende përfshirë Kinë kërkon që moratoriumi ndaj tarifave doganore të vijojë. Po edhe nëse nuk arrihet akordi, aplikimi i tarifave doganore është i vështirë për tu realizuar apo sesi do të përcaktohet origjinimi i produktit dixhitale apo nëse mund të konsiderohet import.LEXO EDHE:  A jeni edhe ju në këtë listë të 620 milion fjalëkalimeve publikuar ditën e sotme?

Si mund të vendoset një tarifë ndaj “1 bajti”? Si do të kapen miliona të dhëna nga burime të ndryshme dhe vende të ndryshme çdo minutë e çdo ditë?

Përgjigjet e para kanë filluar të artikulohen. Indonezia ka krijuar një tarifë për të mira dixhitale në 2018-ën.

Nëse moratoriumi përfundon, nuk do të thotë se mnjëherë tarifat do të pasojnë. E nëse dikush vendos të eksperimentojë me tarifa doganore, do të marrë kundërpërgjigje nga vendet e tjera.

Përllogaritjet rreth moratoriumit ndryshojnë. Disa thonë se humbjet prej tij janë 10.4 miliardë dollarë dhe kryesisht për vendet në zhvillim.

Por një studim i OECD hodhi dyshime mbi këto përllogaritje me arsyetimin se anulimi i moratoriumit do të sillte tarifa më të larta për kosumatorët dhe si rezultat rënie të shitjeve.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...