Pak ditë para nisjes së luftës në Sirinë veriore, me datën 9 tetor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar një letër Presidentit turk Erdogan.
Letra është publikuar nga gazetarja amerikane e Fox News, Trish Regan, ndërsa lexohet se Trump i flet Erdoganit me një gjuhë mjaft të ashpër.
Në këtë letër, presidenti amerikan i kërkon homologut turk të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë.
“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, thotë Trump në letrën e shkruar më 9 tetor.
“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump presidentit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë.”-vijon Trump