Ekonomisti i njohur Nouriel Roubini përcjell një të ardhme të zymtë për botën që po jetojmë. Në një intervistë për gjermanen “Spiegel” ai shprehet se bota e tanishme po përfshihet nga kriza të paprecedenta që të kombinuara në njëkohësinë e tyre sugjerojnë se horizonti i optimizmit po tretet. Klima, funksionimi i demokracisë, mosha e popullsisë, kriza në sistemet e pensioneve, konfliktet mes fuqive të mëdha, janë të gjitha në një sintoni thuajse shkatërrimtare për psikologjinë e shoqërisë.

Për Roubini Lufta e Tretë Botërore në fakt ka nisur.

Sinqerisht, LIIIB në fakt ka nisur, sigurisht në Ukrainë dhe në hapësirën kibernetike. Eurozona është tashmë në recension dhe mendoj se ky do të jetë i gjatë dhe i shëmtuar. Mbretëria e Bashkuar është edhe më keq. Pandemia duket se po përmbahet por variante të reja të CoVid mund të shfaqen së shpejti dhe ndryshimi i klimës është një fatkeqësi në sloë-motion që po përshpejtohen.

Ju pëlqen!

Për secilin nga 10 kërcënimet që përshkruaj në librin tim, mund të jap 10 shembuj se ata po ndodhin teksa flasim sot dhe jo në një të ardhme të largët. Doni një nga ndryshimi i klimës? Këtë verë ka patur thatësira në mbarë botën, përfshirë SHBA. Afër Las Vegasit thatësiara është kaq keq saqë trupa gangsterësh nga vitet ’50 dolën në sipërfaqe të liqeneve të tharë. Në Kaliforni fermerët po shesin të drejtat e tyre mbi ujin për shkak se është me më shumë fitm sesa të rrisin ndonjë gjë, është shprehur Roubini.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!