Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur në seancën solemne të Kuvendit për Epopenë e UÇK-së.

Me një fjalim emocionues,Konjufca fillimisht ka thënë se luftën si ajo e familjes Jashari nuk e njeh as historia e botës.

“Lufta e Prekazit është ngjarje e pashembullt jo vetëm në historinë tonë. Një të ngjashme nuk e njeh as historia e botës. Familja e gjerë Jashari, tre breza në kullën e tyre, në tokën e lashtë nga baci Shaban e deri te Blerimi i vogël e shpallën lirinë e popullit tonë dhe embrojtën atë deri në vetëflijim. Lufta e tyre ishte legjendare. Sakrifica sublime, saqë kombi shqiptar kaloi në një dimension tjetër të vetëdijes”, tha Konjufca.

Lexo po ashtu:  "Bre coftina, kalbe mbi dhè, der kur ju, tu tallë npër ne, - do t’na qelbi fis e atdhè?" / Gomari i Babatasit (metamorfoza)
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!