“Financial Times” shkruan së fundmi për inkuadrimin e Kinës në tregun e hidrokarbureve në Lindjen e Mesme si lojtari kryesor që po i jep fund një rendi energjetik të farkëtuar në vitin 1945 mes ShBA dhe sauditëve.

Marrëveshja e Kinës me sauditët dhe këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit në dhjetor të këtij viti sipas gazetës në fjalë dhe analistëve të tjerë shënoi lindjen e Petrojenit.

Kina do të rishkruajë rregullat e tregut global të energjisë, citon gazeta një përfaqësues të Credit Suisse.

Ju pëlqen!

Ky rishkrim synon de-dollarizimin e vendeve të BRICS si Brazili, Rusia, India dhe Kina pasi dollari po përdoret si instrument lufte në shkëmbime. Sipas parashikimit në fjalë blerja masive me monedhë të ndryshme nga dollari do të sillte ndryshime në sistemin financiar ndërkombëtar pavarësisht skepticizmit që ekziston. Kina po ble energji lirë në këtë kohë sanksionesh dhe kjo bën që ajo të jetë një mjedis i preferuar për të investuar dhe zhvendosur kalitale. Shembujt nuk mungojnë dhe këtu pyetja që shtrohet është sërish jashtë kuadrit të globalizmit dhe konsideron elementë të gjeopolitikës.

Autori sugjeron se Perëndimi duhet të nxisë rajonalizimin e prodhimit, të nxisë prodhimin në Amerikë dhe të përshpejtojë tranzicionin drejt energjisë së gjelbër që përveç kalërcimit cilësor do të vendose Perëndimin në avantazh ndaj Kinës që shihet armiqësisht tashmë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!