Lev Tolstoi (1828-1910) ishte një prej autorëve rusë më të rëndësishëm dhe të suksesshëm të shekullit XIX dhe konsiderohet nga shumëkush si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në rang botëror. Ishte një kont që zotëronte shumë prona në fshat, shërbyes e skllevër fshatarë dhe bënte një jetë të privilegjuar.

Shekulli XIX ishte një periudhë kur shtresa e kulturuar nisi të kritikojë rolin e Rusisë në nivel botëror dhe gjendjen e shoqërisë ruse, në përgjigje të ngjarjeve si Luftërat Napoleoniane dhe konflikti i Krimesë, si dhe problemin e skllavërisë. Lufta dhe Paqja e Tolstoit na ofron opinionin e këtij të fundit mbi disa prej këtyre temave.

Libri u botua për herë të parë në vitin 1869 dhe rrëfen ndërthurjen e jetëve të disa familjeve aristokratike gjatë luftërave Napoleoniane, mes viteve 1805 dhe 1812. Ndjekim të dhembshurën dhe imulsiven Natasha Rostova, heroina e romanit, teksa lulëzon duke kaluar nga një fëmijë lozonjare në vashë të re, dhe ndjekim vëllanë e saj Nikolaj që përballet me zgjedhjen e vështirë, mes ambicies dhe përgjegjësive familjare.

Familja Bolkonskj është e përfaqësuar nga i mërzituri dhe ciniku Andrej, i cili e sheh lavdinë ushtarake si një arrati nga një martesë e palumtur, si dhe të brishtën e altruisten Marja, të dy të kontrolluar prej një babai despotik.

Rostovët dhe Bolkonskjët janë të lidhur përmes Pierre Bezuchovit, një tip i pastur por jo shumë i shkathët shoqërisht, miku më i mirë i Andrej dhe tip që i beson shumë Natashës. Protagonistët përballen me dashuri, humbje, trauma, dëshpërim dhe shpresë në sfondin e një konflikti që trondit rendin shoqëror të kohës. /bota.al