Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja se sulmi ndaj Berishës është pasojë e gjuhës se përdorur nga kryeministri Edi Rama.

“Duhet një moment reflektimi i politikës për kulturën e dhunës që është gjeneruar politika këto 30 vjet. Mungon marrja e përgjegjësisë për veten, por gjithmonë gjendet një armik që demonizohet nga një krah. Politika bëhet mbi emocione njerëzish dhe jo mbi ide e projekte e interesa të përbashkëta.

Unë e kam provuar vetë një histori të ngjashme. Gjykoj që “fut ujë” ideja që është njeri i infiltruar. Shumë e mençur që dokumentin ja kanë dhënë. Një njeri i infiltruar nga policia duhet të jetë i zoti, i mençur dhe racional. Nuk justifikohet me veprimin që bëri.

Ju pëlqen!

Me apo pa raport për mua ai njeri nuk është një njeri normal. Pa dyshim është një njeri i politizuar dhe pa një mendim kritik, si në rastin e militantëve ekstremë. Gjykoj që akti vjen nga gjuha e dhunshme e Ramës. Vrasjet metaforike që ai u bën çdo ditë kundërshtarëve, e realizon një militant i tillë i sëmurë psikik.

Përgjegjësia është e politikës që ka krijuar një politikë të tillë konflikti. Një i sëmurë psikik kishte urrejtje politike ndaj meje. Më shihte në televizion dhe më theu xhamin e makinës.

Në një krah opozita tha “ja kanë bërë me qëllim” sepse sa më shumë të demonizohet aq më mirë është. Ndërsa policia që është me qeverinë e manipuloi ngjarjen edhe tha sa nuk e dinte që ishte makina ime edhe pse familjarët e tij thonin të kundërtën”, – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24.

Sipas Lubonjës Rama përbën një rrezik dhe se ka përshkallëzuar dhunën dhe kapjen e shtetit dhe rrezikimit të jetëve të njerëzve.

“Unë pajtohem me idenë që Rama përbën një rrezik. Ka përshkallëzuar dhunën dhe kapjen e shtetit dhe rrezikimit të jetëve tona. Ajo që ndodhi me Hysenbelliun të dielën ishte një tregues i asaj.

Nuk është thjesht shprehje e gjuhës së urrejtjes së tij. Përshkallëzimi është që ka ardhur koha për veprime. Nuk është në stilin e Ramës ky lloj përshkallëzimi, me këtë njeriun që gjuan me grusht atje. Ky ishte një bumerang për Ramën që kjo ngjarje ndodhi në ditën e samitit”, – tha Lubonja.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!