Në tetor 2017, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaronte se:

Kushtetuta e Shqipërisë është e pangjashme në rruzullin tokësor, për shkak të disa ndërhyrjeve idiote. Shqipëria nuk ka bërë reformë në drejtësi, por spektakël. Kemi heshtur të gjithë, edhe unë gjuhëgjati. Ka shumë juristë me mend në këtë vend që kanë shprehur rezervat e veta në korridore, por heshtëm sepse na u premtua ftesa për hapjen e negociatave. Kur kam qenë ministër i Drejtësisë u arrit deri aty sa më thuhej “mos e prek këtë, mos e lexo se e ka lexuar Brukseli. Se përndryshe nuk na japin ftesën

Pra dikush i dha Pazar Edi Ramës nga Brukseli dhe në fund i rrahu shpatullat.

Ju pëlqen!

Sot mediat raportojnë se edhe Hashim Thaçit i kanë dhënë Pazar. Por për tjetër gjë:

Sipas raportimeve, thuhet se Thaçit iu ofrua shpërbërja e Gjykatës Speciale në këmbim të lëshimeve për Serbinë. I dërguari i Trump, Richard Grenell lidhi marrëveshjen- e cila ka dështuar tani, shkruan austriakja “Der Standard”.

Kush i tall dhe gënjen këta dy kreret e shqipes? Kush i vë në lojë me kosto zero këta dy burrështetas shqiptarë që janë në tregëtinë për të ardhmen e tyre? Mesa duket kush të mundet.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!