LVMH, kompania më e madhe në botë e mallrave luksoze dhe pronar i markës Louis Vuitton, po bashkohet në luftën për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit në Francë duke prodhuar sasi të mëdha të dezinfektantëve të duarve.

Marka e mallrave luksoze ka deklaruar se tre nga kompanitë e saj kozmetike do të fillojnë të prodhojnë xhel hidro-alkoolik që do t’i dorëzohet autoriteteve shëndetësore franceze falas duke filluar nga e hëna. Ky dezinfektant do të sigurohet për aq kohë sa është e nevojshme.

“LVMH synon të ndihmojë në minimizimin e mungesës së këtij produkti, kaq të kërkuar dhe nevojshëm, në Francë dhe të mundësojë një numër më të madh njerëzish të vazhdojnë të ndërmarrin veprimin e duhur për të mbrojtur veten nga përhapja e virusit,” tha LVMH në një deklaratë.

Ju pëlqen!

Franca ka pasur një numër të lartë të mbylljes së aktiviteteve si dhe kufizimesh gjatë fundjavës, pasi numri i rasteve të konformuara me Covid-19 vijon të jetë në rritje.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.