Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka kritikuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafën dhe kandidatin e saj për kryeministër Avdullah Hotin.

Loshi ua ka kujtuar atyre dy deklarata, kur thonin se do ta votonin qeverinë Kurti si qeveri të pakicës dhe se qeveria e varur nga Lista serbe nuk mund të krijohet.

Sipas tij, tash LDK-ja po dëshiron qeveri të pakicës dhe po vrapon pas Listës serbe.

Ju pëlqen!

Loshi ka thënë se “nuk ka derë me rrejtë akademiku”, teksa ka kërkuar përjashtimin nga Akademia e Shkencave të Kosovës të Mustafës e Hotit.

Sipas tij, ata gënjyen publikisht.

Postimi i Loshit në Facebook, pa ndërhyrje:

A ju kujtohet kur Isa Mustafa deklaronte: “Ne jemi në gjendje ta votojmë qeverinë Kurti si qeveri të pakicës dhe të kalojmë në opozitë?!”

Tash, shih se si nuk lënë gurë pa lëvizur për ta bërë vetë një qeveri të pakicës!

A ju kujtohet kur Avdullah Hoti deklaronte: “Nuk bën të krijohet një qeveri e varur nga Lista serbe. Nuk duhet të lejojmë që qeveria të varet direkt nga Beogradi!?”

Shiheni tash se si vrapon ky vetë pas Listës Serbe!

Me të rrejtë politikani është keq boll, por prapë e ka një derë. Ama, me të rrejtë akademiku, nuk ka derë, bre! Akademia e Shkencave të Kosovës duhet ta ruajë “prestigin” e vet. Ajo duhet t’i përjashtojë nga antarësia Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin pse kanë genjyer publikisht. E, këta pastaj le të kënaqën t’u rrejtë. Së pakut, populli ta dijë se Isa dhe Abdullahu janë politikanë, por jo edhe akademikë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.