A jeni i sigurt që e kuptoni se si ripërtypësit prodhojnë gaz metan, dhe për këtë arsye janë ndër fajtorët e padashur të prodhimit të gazit serrë dhe ngrohjes globale?!

Gjithçka fillon me atë që ndodh në sistemin tretës të ripërtypësve dhe në veçanti në dhomën e parë, rumen: këtu ka mikrobe të ndryshme që “thyejnë” fibrat e bimëve dhe që prodhojnë gazra si metani. Kjo më pas lëshohet vazhdimisht nga lopët, e nxjerrë jashtë me jashtëqitje dhe gromësirë. Minimalisht, metani prodhohet edhe në pjesën fundore të zorrës dhe del jashtë sëbashku me gazrat. Për më tepër, dekompozimi i plehut organik prodhon gjithashtu metan.

Prandaj, ndër faktorët që ndikojnë në ngrohjen globale janë emetimet e mbi 1 miliardë bagëtive të rritura në botë. Para së gjithash, sepse 32% e emetimeve të këtij gazi të fuqishëm serrë për shkak të aktiviteteve njerëzore janë të lidhura me blegtorinë dhe vijnë kryesisht nga tretja e bagëtive. Përveç kësaj, urina dhe feçet, përveç ndotjes së ujit, prodhojnë amoniak dhe një gaz tjetër serrë – oksid diazoti. Kjo është arsyeja pse shkenca po studion se si të ndërhyjë.

Ju pëlqen!

Dhe këtu është një nga mënyrat më të mahnitshme për të shpëtuar planetin: mësimi i lopëve për të shkuar në tualet! Një ekip i udhëhequr nga Lindsay Matthews (Universiteti i Auckland, NZ) pati sukses. Duke përdorur një sistem shpërblimi, ai i mësoi një grupi viçash të urinonin në një “banjo” të veçantë kur ishte e nevojshme: 11 nga 16 viça mësuan. Arsyeja e shpikjes së një tualeti për bagëtinë? Urina e tyre, e përzier me fecen, shndërrohet në amoniak, i cili më pas mund të bëhet oksid azoti për shkak të veprimit të mikrobeve të tokës. Në vend të kësaj, në tualet, urina e lopëve mund të mblidhet dhe trajtohet.

Përveç tualetit, tentohet të ulet prodhimi i metanit (250-500 litra në ditë për çdo lopë), duke testuar aditivë të ndryshëm për t’u shtuar në dietën e gjedhit. Ermias Kebreab, nga Universiteti i Kalifornisë, Davis, provoi algat: shtimi i 80 gram Asparagopsis taxiformis në ushqim reduktoi prodhimin e metanit deri në 82%. Një përbërës i pranishëm në algat pengon një enzimë të mikrobeve që prodhojnë metan (të cilat i përkasin arkeave), e cila është e përfshirë në prodhimin e gazit.

Disa grupe kërkimore janë duke punuar në aditivët antimetan. Por ato nuk janë e vetmja strategji. Ka nga ata që po përpiqen të zhvillojnë vaksina të veçanta: ata synojnë të bëjnë që ripërtypësit të prodhojnë antitrupa të drejtuar kundër mikrobeve metanogjene të pranishme në rumen, duke penguar rritjen e tyre dhe për rrjedhojë duke reduktuar prodhimin e gazit. Të tjerë, si John Wallace, nga Universiteti i Aberdeen (MB), propozojnë zgjedhjen e lopëve “me emetim të ulët”: ato me një komunitet bakterial që prodhojnë më pak gaz. FCS

Edel Strazimiri

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!