Nga Bejtullah Destani

Dokumenti është gjetur në National Archives në Londër ku krerët e Malësisë i dërgojnë një momerandum Fuqive Europiane, ku i bëjnë thirrje që Malësia të mos bjerë  nën sundimin e Malit të Zi.

Të nënshkruar nga Krerët e Malësisë me 2 qërshor 1912:

  • Pësë krahinat e Malësisë së Mbishkodrës: Hoti, Gruda, Kastrati, Shkreli dhe Kelmendi, kanë qenë dhe janë me gjuhë, gjak, doke, zakone dhe kanune pjesë e kombit shqiptar
  • Edhe nga feja dallojnë nga Mali i Zi, ku Mirdita, Dukagjini, Puka, dhe Kthella janë të besimit katolik dhe islam.
  •  Në aspektin ekonomik janë të lidhura më Vilajetin e Shkodrës, ku shtrihenë deri në Kavajë, kështu që kalimi nën sundimin e Malit të Zi do të ishtë një katastrofë për Malësinë.
  • Malësia për tre vite ka derdhur gjakun për liri dhe përparim të kombit shqiptar kundër sundimit turk, prandaj ne kemi luftu së bashku me malazezët kundër turkut, por kur ne e pamë qëllimin e Malit të Zi për pushtimin e Shqipërisë dhe jo çlirimin e saj.
  • Malazezët (sikurse të gjithë sllavët e Ballkanit) gjithë kohën e luftës me Turqinë, kanë bindë mbarë shekullin e qytetruar me mizoritë dhe dhunimet e kryera mbi shqiptarët dhe mbi katolikët e Shqipërisë, të cilëve u kanë djegur kishat, vrarë meshtarët, masakru fëmijët dhe duke plaçkitur gjithë pasurinë e Shkodrës.
  • Prandaj armiqësia shekullore e shqiptarëve kundër sllavëve te Ballkanit sot është në kulmin e saj. Po marrim leje të ju dërgojmë lutjen tonë Fuqive të Medha të Europës, të cilatë i kanë vu detyrë vetës që të përkujdesën për lirinë dhe pëerpaarimin e Shqipninsë. Prandaj Malësia është pjesë e pandarë e trupit të Shqypnisë, dhe çdo tentim për ta shkëputur nga trungu i Shqypnisë do të derdhet gjaku sikurse në kohërat e kalume.
*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]