Ne Londer 1912 është pirë caj mbasdite, është refuzuar Pavarsia e Shqipërisë e cila ishte shpallur 18 ditë para se të mblidheshin në Londër, pra Londra filloi në 16 dhjetor 1912.

Ja se cfarë pohojnë ata me shkrimet e tyre. Grey: ….Konferenca nuk u mblodh me pas 13 gushtit 1913. Nuk pati mbyllje solemne. Nuk u fotografuam ne grup, nuk na bene asnje falenderim dhe nuk pati asnje fjalim lamtumire…thjesht nuk mblidheshim me. …Ne nuk percaktuam asgje, as te gjitha detajet e kufijve shqiptare, e megjithate ne kishim bere nje pune te …dobishme..(Grey, Memoires, botime Payot, 1927, Paris, faqe 253).

Eshte nje pohim qe vlen sa dhjetra fakte ne favor te kombit shqiptar, ne favor te kerkeses per ta anuluar kete mbledhje qe nisi dhe perfundoi si kolonialiste, qe i coptoi shqiptaret duke pire caj mbasdite, sikur te mos ekzistonin fare.

Perseri Grey pohon se ai kishte patur rolin që të krijonte konsensus vetem duke coptuar shqiptarët. Ja se fare thotë vetë ai për rolin e tij: …Ta mendosh mirë, roli im personal në këtë Konferencë dukej pa ngjyra dhe shumë banal. Interesat britanike nuk ishin të afektuar nga fati i Gjakovës, Shkodrës apo fshatrave te tjera shqiptare, dhe nuk më takonte të merrja as iniciativa të ndonjë politike, as ta formuloja, por të veproja si një mediator i nevojshëm dhe i durueshëm midis Rusisë dhe Austrisë, të isha gati për të gjetur terrenin e konsensusit dhe të mbuloja pikat e mosmarrëveshjeve……. (Grey, Memoires, Payot, 1927,faqe 254)

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ja dhe Kamboni: Ballknikët tanë, ikën, por mbetën pa u zgjidhur dy gjërat më të rënda, kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e Detit Egje…(Kambon, Korespodenca, botimet Graset, 1946, faqe 53)

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...